Këngëtarja shqiptare humb të afërmit në aksidentin tragjik në Bullgari:Pushoni në parajsë engjëjt e mi!

Aksidenti tragjik, i ndodhur këtë të martë (23 nëntor) në një autostradë në perëndim të Bullgarisë ka qenë fatal për 45 persona, pjesa më e madhe turistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua dhe shpërtheu në flakë.

Në mesin e viktimave ka edhe 12 fëmijë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, kanë reaguar figura të njohura të skenës dhe ekranit.

Ndërsa, këngëtarja e njohur shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në “Facebook”.

Ajo ka treguar se për fat të keq, kryefamiljari që humbi jetën me bashkëshorten dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezes së këngëtares shqiptare.

''Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë! Pushoni në parajsë engjëjt e mi”, ka shkruar këngëtarja teksa ka ndarë dhimbjen e madhe me të gjithë ndjekësit e saj