KAFE SHQETO/ Problematikat e naftëtarëve, flet kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj

Naftëtarët  e rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur në shenjë proteste  për të kërkuar pagat e prapambetura.

Për të folur më shumë rreth kësaj teme ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ kreu i sindikatës së naftëtarëve zoti Sokol Dautaj.

Flavio: Le ta fillojmë nga lajmi i fundit. Kjo përpjekje që ju e denonconi për të demontuar, për të zhdukur rafinerinë si e keni marrë vesh, cili është plani që dini?

Dautaj: Le ti nisim gjërat nga fillimi për arsye sepse në dijeninë dhe në atë që ne dëshirojmë të shpallish falimentin e një aseti të tillë bëhet me vendim parlamenti kështu gjithë që përpjekjet e tjera deri në këto momente që po flasim , janë përpjekje nën tavolinë. Të gjitha zhvillimet në rafineri të çojnë drejt këtij skenari.e kemi kundërshtuar.

Dori: Gjithësesei nuk ka asgjë zyrtare, nuk ju është komunikuar asgjë zyrtarisht.

Dautaj: Zyrtare ne quajmë në momentin që del një vendim i formës së prerë. Sepse sot në pozicionin që ne kemi nuk mund të flasim në bazë të shkëmbimeve të mesazheve apo të zërave që për momentin besoj se janë dhe zyrtarë përderisa ne e kemi bërë publike këtë lajm dhe nuk reagojnë palët tregon që vendimi besoj se është marrë zyrtar.

 

Falvio: Na e shpjegoni pak sipas informacioneve që ju keni cili është plani? Pse duhet dikush përveçse të lërë pa punë një komunitet të tërë dhe të rrezikoj zhdukjen e tij, pse duhet ta heqin një aset të tillë nga duart dhe si duan ta bëjnë?

 

Dautaj: Nuk ka shpjegim tjetër përderisa palët kanë arritur deri në atë fazë që duan të zhdukin dhe gjurmët e krimit që nga privatizimi i dështuar dhe deri në këto momente që flasim naftëtarët kanë qënë në rrugë. Nuk bëhet fjalë tani për marrëveshje serioze apo t’i jepet një zgjidhje përfundimtarë të naftëtarëve , kjo për ne është një gjurmë që duhet zhdukur pasi dihet që aty janë implikuar shumë e shumë borxhlinj, kompani të ndryshme, vetë shteti ka detyrimet e veta pa mbledhur. Ne nuk jemi njerëzit e duhur për ta zgjidhur ne kemi kërkuar çdo rrugë ligjore çdo vendim të bëhet i formës së prerë me vendim parlamenti dhe çdo vendim të jetë publik. Nëse ata vendosin që një aset të tillë ta zhdukin nga themelet kjo do të jetë fatkeqësia më e madhe për gjithë krahinën por edhe për palën që vepron dhe operon në këtë mënyrë.

Dori: Përveç kërkesës kundër demontimit të rafinerisë ju keni dhe kërkesat në lidhje me pagat e prapambetura. A mund të na sqaroni pak në lidhje me këtë element të protestës tuaj?

Dautaj: Ne si sindikatë kemi rreth 14 muaj që jemi bërë në formë ligjore si sindikatë. Në çdo takim ne kemi dalë me paga me të ardhura për naftëtarët, kemi ngritur zërin pafund. Është bërë më shumë se një vit me takimin me kryeminstrin është zgjidhja e pagave të prapambetura.

Dori: Sa paga të prapambetura keni?

Dautaj: Në formë ligjore janë 13 paga janë rreth 8 milion euro për tu marë nga naftëtarët.

Flavio: z. Dautaj ju keni provuar protestën, ju keni provuar deri tek marshimet dhe greva e urisë. Duket tanimë se asnjëra nga ata nuk ka funksionuar. A keni një plan final për të kundërshtuar?

Dautaj: Ne kemi bërë përpjekjet e duhura dhe po vazhdojmë ti bëjmë ato përpjekje. Unë doja të theksoja dhe diçka që ta dëgjojnë gjithë naftëtarët për arsye se që nga koha kur unë drejtoj sindikatën ne kemi marë nëntë muaj sigurime shëndetësore, kemi marrë me grevën e para të urisë tre pagat , kemi marrë pagën e luftës në muajin maj. Kemi arritur një marrëveshje njëvjeçare besoj se nuk ka ndodhur më parë që të rrish për një vit dhe të marrësh një pagë një vjeçare punë dhe sigurime. Na është ofruar paga tjetër dy vjeçare për gjithë naftëtarët dhe këtu ishte ngërçi që ne kemi dalë këto ditë në protestë për arsye se jo vetëm ministrja por edhe zoti Rama në takim është shprehur në media dhe ka thënë që ofrohet kjo mbështetje për të gjithë naftëtarët deri në atë moment do të ketë zgjidhje për rafineri. Opsione kanë qënë dy . Opsioni i parë i kërkuar nga ne ka qënë që të vijë një investitor serioz dhe që të mos bëhet më e njejta lojë që pas gjashtë muajsh apo një viti ne të ishin përsëri në grevë dhe opsioni i dytë nëse shteti ka ngelur keq për 20 milion dollarë nuk gjen një investitor pas dy vitesh le ta marrim vetë le të kthehet ky aset në shtet.

Dori: Ju keni bërë me dije dje se do të vazhdoni protestën tuaj dhe në ditët në vijim. Tani një mesazh ndaj atyre që e kanë në dorë fatin e rafinerisë dhe si pasojë dhe fatin tuaj?

Dautaj: Mesazhi është i prerë. Unë e kam thënë dhe ditën për diell atje në media që jo vetëm që duhet t’i jepet një zgjidhje ligjore por ta harrojë gjithkush që ka bërë plan për të demontuar rafinerinë t’ju marrë lekët naftëtarëve. Nëse këto paga nuk kalojnë unë e kam thënë që ditën e parë dhe vazhdoj ta theksoj : ajo rafineri do të bëhet skrap për naftëtarët , askush mos ta marrë rrugën drejt Ballshit. Askush nga ata që kanë bërë planet dhe vjen ditën si i rëndomtë për të blerë individë të ndryshëm për të prishur grevën unë i di këto se kam dy vite që po përballem pothuajse i vetëm me të gjitha palët