Albani dhe Luani, binjakët 4-vjeçarë, viktima të aksidentit tragjik

Binjakët 4-vjeçarë, Albani dhe Luani, janë viktimat më të reja në moshë të aksidentit tragjik në Bullgari.

Një autobus me pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut u aksidentuar duke shkaktuar 45 viktima.

Mediat maqedonase kanë publikuar një listë me personat që ishin në autobus.

Megjithatë identifikimi i viktimave do të kërkojë kohë. Kjo për shkak se trupat janë djegur nga shpërthimi i flakëve.

Prokuroria e Bullgarisë deklaroi se po pret materialet biologjike nga të afërmit që të bëhet sa më shpejt identifikimi i viktimave.

Hetimet për ngjarjen e rëndë po vazhdojnë. Prokuroria tha se po hetohet shkaku i shpërthimit në autobus.