Pas Austrisë edhe një shtet tjetër i BE-së po shqyrton izolimin

Dje Austria është izoluar pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Kështu, edhe Sllovakia, një shtet tjetër i BE-së po shqyrton planin e futjes në izolim për tre javë, shkruan bbc.

Sipas autoriteteve, kjo mund të jetë një hap drejt parandalimit të rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger ka njoftuar se e konsideron si opsion izolimin e vendit, pasi edhe në Sllovaki ka pasur rritje të dukshme të rasteve me koronavirus.