Mbyllet burgu i ‘tmerrit’, ja ku do të transferohen të burgosurit e Zaharisë

Burgu i Zaharisë është mbyllur sot me urdhër të ministrisë së Drejtësisë.

‘Klientët’ e këtij burgu do të transferojen me 27-28 nentor ne burgun e Shënkollit.

Në burgun e Zaharisë janë vendosir të dëbuar me probleme të shëndetit mendor. Kushtet e mbajtjes së tyre ishin kritikuar.

“Burgu i Zaharisë Krujë, i cili padyshim ka dhe shqetësimin tim. Por jemi duke marrë masat që me një investim të ri, të mbyllim Zaharinë Krujë, pas 30 vjetësh, një institucion padyshim që është i amortizuar. Do jetë kjo qeveri që do të investojë për vitin tjetër që Zaharia të mbyllet përfundimisht dhe ata të dënuar të moshuar që ndodhen këtu të akomodohen në një investim të ri bashkëkohor që plotësojnë standardet ndërkombëtare”, deklaronte një vit më parë ministrja Etilda Gjonaj.