Agron Shehaj: Do shkoj te zyra e Palokës për të verifikuar firmat

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka njoftuar se në orën 15:00 do të jetë në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Sipas tij, ai do bëjë verifikimin e një pjesë të firmave të delegatëve.

Bëhet fjalë për degët ku Shehaj është drejtues politik.

Paloka ka ftuar vazhdimisht drejtuesit e PD, mediat dhe të tjerë të bëjnë verifikimin e firmave të mbledhura për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Ndërkohë, numri i këtyre firmave ka ardhur duke u shtuar. Kujtojmë se fillimisht janë depozituar 4200 firma, që e tejkalojnë shumicën e delegatëve të Kuvendit Kombëtar.