Kylie Jenner bën postimin e parë në Instagram që nga tragjedia në koncertin Astroworld

Kylie Jenner është ‘rikthyer’ në Instagram pas disa javë mungesë, pas tragjedisë së Astroworld që la 10 të vdekur në datën 5 Nëntor.

Jenner ka uruar ditën e sotme Haily Bieber për 25-vjetorin e lindjes me anë të një fotoje ku modelja shfaqet së bashku me Stormin në një pishinë.

“Gëzuar ditëlindjen Hailey Bieber. Ju jeni një person kaq i bukur brenda dhe jashtë. Të duam shumë”, ka shkruar Kylie në mbishkrimin e imazhit,

Një burim është shprehur për “The Sun” se pas katastrofës në Astroworld, Huston Kylie gjithashtu ka shtyrë datën e lançimit të linjës së saj të grimit i cili për katër vite radhazi ka dalë në treg në datën 19 Nëntor.