Oriola Marashi publikon 'selfie' tërheqëse, teksa pozon me trëndafila të kuq

Oriola Marashi është prej modeleve më të suksesshme dhe më të bukura shqiptare.

Këtë e dëshmoj edhe angazhimet e shumta për fotosesione të ndryshme jashtë vendit, ndërsa kujdeset që vazhdimisht t’i vë në pah linjat tërheqëse.

Por, së fundmi për fansat e saj, modelja solli disa ‘selfie’, teksa shihet me një buqetë me trëndafila të kuq që mban në duar.

E veshur me një bluzë ngjyrë blu, flokë natyrale dhe grim të thjeshtë, Oriola dukej tërë shkëlqim dhe në formë të mrekullueshme.

Ndërsa, modelja prej kohësh është bërë imazh i markës së njohur botërore “Guess”, me të cilën edhe së fundi ka realizuar një 'kampanjë'.

Sa i përket jetë private, modelja joshëse kohë më parë ishte në lidhje me futbollistin, Eros Grezda, me të cilin u nda muaj më parë.