Ibra tregohet i sinqertë: Ishte një budallallëk ajo çfarë bëra kundër Azpilicueta-s

 

Në ndeshjen që Suedia zhvilloi kundër Spanjës në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, protagonist u bë Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi nuk u bë protagonist me ndonjë gol të shënuar por për ndërhyrjen që bëri kundër mbrojtësit, Spanjoll Cesar Azpilicueta.

Ky episod nuk u pa nga sistemi VAR dhe Ibra shpëtoi lehtë, pese në video dukej qartë se Ibra ka ndërhyrë qëllimisht ndaj lojtarit të Spanjës.

Është vetë sulmuesi që ka pranuar diçka të tillë që, kjo ndërhyrje ishte qëllimisht madje nuk ka nguruar të tregonte edhe arsyet se pse e bëri diçka të tillë.

“Kam qëlluam Azpilicuetën nga pas dhe e bëra qëllimisht. Nuk më vjen turp ta pranoj këtë, pasi ai u soll keq me një nga shokët e mi të skuadrës. Ajo që bëra ishte një budallallëk, por në të njëjtën kohë, një mënyrë për t’i thënë ‘mos e bëj atë veprim kundër meje, sepse e sheh çfarë të pret’. Ai nuk bëri gjë ndaj meje, por ndaj një shoku të skuadrës, që nuk reagoi. Djemtë te Suedia janë disa 20-vjeçarë të urtë, por unë jam aty për t’i mbrojtur dhe jam i bindur që pas asaj goditjeje, Azpilicueta e ka kuptuar gabimin e tij”, nënvizoi Ibrahimovic.