FOTOT e autobusit-arkivol/ Një nënë u gjet me dy fëmijët në krah…

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë janë plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët.

Mediat bullgare shkruajnë se pasagjerët e autobusit po ktheheshin nga një udhëtim në Turqi. Pak para aksidentit tragjik, turistët ndaluan për të pushuar në një pikë karburanti. Në autobusin e djegur ndodheshin 52 pasagjerë, 12 prej tyre fëmijë. Shtatë turistët që arritën të shpëtonin pasi ishin në pjesën e fundit të autobusit dhe arritën që të thyenin xhamat duke u hedhur.

Një guidë bullgare që shoqëroi turistët tregon për takimin e tij me pasagjerët nga autobusi i djegur. “Homologët e tij maqedonas thanë se shumë nga turistët ishin me origjinë shqiptare dhe jetonin dhe punonin jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mes tyre kishte shumë fëmijë”, raportojnë mediat bullgare, duke pasqyruar dëshminë e personit që i shoqëroi.

Autobusi ishte i kompanisë “Besa Trans”.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov në një intervistë për mediat tha se dy janë shkaqet kryesore të tragjedisë me 45 viktima.

Sipas tij një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobusit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.

Pasagjerët që shpëtuan me lëndime arritën të largoheshin vetë nga autobusi. Sipas tij, disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë është gjetur para derës së autobusit.