Pas sinjalizimit të SPAK, ja çfarë u zbulua në qelinë e Admir Tafilit

Në qelinë ku po vuan dënimin Admir Tafili është gjetur sot një pajisje, e cila përdorej për të kryer telefonata dhe video-telefonata me jashtë.

Ky i fundi, i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, është dënuar me burgim të përjetshëm.

BW raporton se Tafili e kishte shndërruar modemin për kanalet që kapte stacionet televizive, në një pajisje për të bërë video-telefonata dhe telefonata me jashtë.

Po ashtu bëhet i ditur se kontrolli në qeli është bërë pasi ka sinjalizuar SPAK, e cila ka një çështje hetimore të nisur pas një dëshmie të dhënë nga Tafili.

Ndërkohë, burimet janë të rezervuara, por bisedat dhe telefonatat që ka kryer Tafili me të tjerë janë përgjuar.