Detaje tronditëse/ Mbërriti i pari në vendngjarje: Fajin e ka shoferi

Dalin në dritë detaje të reja nga tragjedia në Bullgari.

Mediet maqedonase shkruajnë se kanë humbur jetë së paku 46 persona, ndërsa 7 të tjerë janë të plagosur. Autobusi që u përfshi në aksident, sipas medieve të vendit fqinj, i përkiste një kompanie që zhvillonte ture turistike dhe udhëtime tregtare me Turqinë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, ndërsa pjesa tjetër, të rinj të moshës 20 dhe 30-vjeçare.

I pari që mbërriti në vendin e ngjarjes pas tragjedisë ishte Vasko Pirgov, nga administrata rajonale e Pernikut, vendit ku ndodhi aksidenti.

“Mendoj se është faji i shoferit,” thotë ai. “Goma e parë e djathtë ka goditur një tabelë dhe e ka hedhur 45 metra larg. Ka një duzinë me kunja që janë ngulur në pjesën e përparme djathtas. Që nga këtu, tragjedia është bërë e pakthyeshme pasi karburanti është derdhur,” thotë ai.

Pirgov thekson se nuk ekziston mundësia që shoferi të ketë qenë në gjumë pasi autobusi ishte ndalur disa minuta më tej.

“Përjashtohet mundësia që shoferi të ketë qenë në gjumë. Nga pika e karburantit ku kanë ndaluar janë rreth 20 minuta. Mendoj se ka ngatërruar rrugën, ka kthyer timonin fort, goma e parë është futur te tabela dhe ja ku ndodhi tragjedia. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Ata që ishin mbrapa kanë thyer xhamat për t’u larguar”.