Topi i Artë: Skenari i përmbysjes dhe fitorja e Messit

Sipas gazetarit spanjoll Sergio Gonzalez Lionel Messi do të fitojë Topin e Artë për vitin 2021 dhe se favoriti i madh në dukje, Robert Lewandowski, vjen i dyti në renditjen përfundimtare për dallimin e vlefshëm individual.

Superylli argjentinas arriti të fitonte Kupën e Spanjës me Barcelonën sezonin e kaluar, megjithatë, ai u transferua në Paris një transferim që askush nuk e priste.

Fillimi i tij në klubin e ri dhe qytetin e ri ku jeton nuk mund të cilësohet si jashtëzakonisht i suksesshëm, megjithatë një tjetër skenar del në sipërfaqe për fituesin e sivjetshëm të Topit të Artë...

Megjithëse gjithçka do të sqarohet në datën 29 të këtij muaji, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku do të zyrtarizohet futbollisti i vitit.