Ironia e Manjanit: A është Ambasada Amerikane vërtetë amerikane?!

Nga Ylli Manjani

Kulmi i papërgjegjshmërisë demokratike është që i votojmë ne ata që na përfaqësojnë në Parlament, por disa prej nesh mendojnë se ata i ka votuar Ambasada Amerikane!!!

Pra nuk marrim përgjegjësinë për ata që zgjedhim, as kërkojmë llogari tek të zgjedhurit tanë, po e japim me koncension te një ambasadë.

Sipas të papërgjegjshmëve, Ambasada ka të drejta të plota mbi deputetët që kemi zgjedhur ne!!!

Madje Ambasada ka të drejta të plota edhe mbi partitë që krijojmë po ne me vullnetin tonë. Ajo paska të drejtë ta ndajë se kush duhet të jetë kryetar partie e kush jo!!!

Ambasada do na i zgjidhë të gjitha hallet tona që kemi me njëri-tjetrin. Se helbete, ne jemi të papërgjegjshëm.

Nëse dikush kërkon të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen e vet apo i kërkon llogari qeverisë, deputetit apo qoftë edhe kryetarit të partisë quhet ANTIAMERIKAN!!!

Të puthsha mendjen!

Demokraci, apo jo?!

Nuk është faji i Ambasadës, por thjesht i yni.

Nuk na kanë hije këto punët e vullnetit, votës e demokracisë mesaduket..!!

*****

P.S. Natyrisht ky arsyetim vlen për të gjithë ata që nuk besojnë tek vota e vullneti i vet.

Ndërkohë pyetja që kam është:

A është Ambasada Amerikane vërtetë Amerikane?! Dmth përfaqësuese e demokracisë Amerikane?!