SHBA: 90% e punonjësve kanë marrë të paktën një dozë vaksine

Më shumë se 90% e 3.5 milionë punonjësve federalë të SHBA-së , kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër koronavirusit, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas administratës amerikane 95% e punonjësve federalë janë vaksinuar plotësisht.

“Tashmë 95% e punonjësve të administratës amerikane kanë respektuar kushtin e vaksinimit të vendosur nga presidenti,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Kevin Munoz.

SHBA është vendi më i prekur në botë, me numrin më të lartë të viktimave dhe rasteve. SHBA ka regjistruar 48,748,557 raste dhe 794,864 viktima që nga fillimi i pandemisë.