Tritan Kalo: U bënë disa javë që sëmundja Duar-Këmbë-Gojë ka prekur shumë individë në vend

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një statusi në facebook ka treguar se përveç COVID-19 në vendin tonë është përhapur dhe sëmundja Duar- Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD).

Mjeku shton se kjo sëmundje prek kryesisht fëmiëjt por edhe të rriturit.

Kalo shkruan se shpesh kjo sëmundje i paraprin dëmtimeve në thonj, ndërsa jep edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë qytetarët.

Statusi i plotë:

Kohë kovidiane…22.11.2021…Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…U bënë disa javë që Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët POR të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit….Shkaktari më i shpeshtë është Coxsackivirus A 16, dhe më rrallë Enterovirus 71….Përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, mqse virusi gjindet në lezionet kutane, të gojës si dhe eleminohet me feçet e tyre….Edhe uji i infektuar me këto viruse është njëkohësisht përhapës i infeksionit….Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve….PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….Periudha pa shënja/e inkubacionit varion nga një deri në tre ditë pas kontaktit me një person të sëmurë, të cilët kanë shënja të përgjithshme si për çdo infeksion: temperaturë, ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë. Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….Sëmundja përgjithsisht zgjat nga 7 - 10 ditë…. Nuk ka asnjë mjekim specifik ose Vaksinë për parandalimin e saj….Kujdes i kushtohet dhënies së Paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, rehidrimit dhe ushqimit sa më të lëngshëm sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë…Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis….Together forever!!!