Messi: Xavi ka çelësin e ringjalljes së Barcelonës, dua të rikthehem

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Lionel Messi pranoi trofeun e tij Pichichi dhe mirëpriti gazetën e njohur spanjolle Marca, me të cilën zhvilloi një intervistë.

Intervista e plotë do të publikohet nesër, por Marca zbuloi pak nga ajo çfarë ka thënë argjentinasi.

Natyrisht, vëmendja e Messit u kthye te ish-klubi i tij Barcelona, ku ish-shoku i skuadrës Xavi Hernandez ka marrë rolin e trajnerit.

“Barcelona do të rritet me Xavi. Ai është një trajner që di shumë dhe e njeh mirë klubin”, tha Messi.

“Gjithmonë kam thënë se do doja rikthimin te Barcelona, nëse do ndihmoja klubin do të doja të rikthehesha”.

Messi foli edhe për Ligën e Kampionëve, me PSG-në që vlerësohet si favoriti kryesor.