Ministri i Jashtëm maqedonas, Osmani: Autobusi është në pronësi të një agjencie në Shkup

Ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani tha për mediat bullgare se në aksidentin e tmerrshëm në Bullgari kanë humbur jetën mbi 40 persona.

‘ Agjencia turistike me sa di unë është nga Shkupi dhe mendoj se shumica e qytetarëve janë nga Shkupi’ është shprehur Osmani.

I pyetur nga gazetarët se cila ishte mosha e viktimave, Osmani tha se sipas informacioneve të pakonfirmuara 10 fëmijë janë në mesin e viktimave, ndërsa personat e tjerë ishin çifte të reja që kishin përfituar nga pushimi i zgjatur në fundjavë për të udhëtuar.