Rama: S'ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari...Dhimbje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur pikëllimin e tij për tragjedinë që goditi dhjetra familje në Maqedoninë e Veriut, pasi autobuzi me të cilin udhëtonin fëmijët dhe të dashurit e tyre, u dogj me 45 pasagjerët brenda.  

“S'ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët... Dhimbje” shkroi Rama në Fb duke e shoqëruar mesazhin e  tij me foton e një qiriri të ndezur dhe zemrën e thyer.

Më herët reagoi me një mesazh Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.