VIDEOLAJM/ Zjarr në një banesë në Tiranë

Sot rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Nuk ka akoma informacione të detajuara por policia dhe sherbimet e ndihmës janë në vendngjarje.

Njoftimi:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 23.11.2021, rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur "Te Katrori", ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.