Ministria e Jashtme reagon për tragjedinë: Dhimbje për 45 jetët e humbura të shqiptarëve, jemi pranë Maqedonisë së Veriut

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar me dhimbje mëngesin e sotëm për tragjedinë që goditi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi një autobus me 50 pasagjerë me kombësi shqiptare u dogj në një autostradë në Bullgari. Ndër viktimat, 12 janë fëmijë.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shkroi në Fb: “Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë! “