Tragjedia në Bullgari/ Shefi i policisë, Stanev: Pasagjerët ishin shqiptarë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku nga përplasja e autobusit kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Siaps shefit të policisë bullgare Stanev pasagjerët ishin shqiptarë ndërsa dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas.

“Informacionet fillestare tregojnë se në autobus udhëtonin 52 persona, nga të cilët dy shoferët ishin me nacionalitet maqedonas dhe 50 pasagjerët me kombësi shqiptare” tha ai.