Tragjedia në Bullgari/ Detaje të reja nga aksidenti ku humbën jetën 45 pasagjerë

Autobusi i pasagjerëve që u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 pasagjerë i përkiste agjencisë së udhëtimit “Besa Trans’ në Tetovë  mëson “Free Press” nga burimet e tij.

Po sipas këtyre mediave autobusi ishte nisur në një eskursion në linjën Shkup-Stamboll-Shkup dhe në kthim kaloi tranzit në Bullgari.

 Në mesin e viktimave janë edhe 12 të mitur, dy prej të cilëve binjakë.

Kjo është konfirmuar nga drejtori i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Staniir Stanev.

Gjithashtu  dy gra dhe dy burra mbijetuan dhe janë dërguar në spitalin Pirogov në Sofje.

Deri më tani hetuesit dyshojnë se dy janë shkaqet që kanë dërguar në këtë aksident tragjik.

E para ka të bëjë për një defekt teknik të mjetit dhe e dyta me përgjumjen e shoferit.