Parashikimi i motit për ditën e martë

Përshëndetje nga SHMU!

Mëngjesi i ftohtë i kësaj të diele dëshmon për tipare më dimërore në Mesdhe.

Java e ardhshme parashikohet e veçantë, pasi do të nisë me reshje shiu e rrebeshe kryesisht prej mesditës së të hënës e deri mëngjesin e të martës. Rrebeshet me rrufe do të jenë më prezente përgjatë bregdetit dhe jugut.

Në mesjavë, pritet situatë më e qëndrueshme me prani të kthjellimeve e vranësirave mesatare deri të dendura në zonat malore si dhe me mjegull të dendur në lugina.