Shpifi ndaj avokates së Teatrit, Mira Kazhani humb gjyqin. Kalaja: Vendimin ta lexojë mirë edhe Basha

Avokatja Adriana Kalaja fiton gjyqin ndaj Mira Kazhanit, administratore e portalit “Tirana Post”. Kalaja përmes rrjeteve sociale shprehet se padia ndaj Kazhanit kishte të bënte me shpifjet që ishin bërë ndaj saj sikur ishte e dënuar për fallsifikim dhe mashtrim.

“Megjithë ndërhyrjet e pushtetit, sot Gjykata u ngrit në lartësinë e detyrës, duke detyruar palēn e paditur Mira Kazhani:

1. Që me shpenzimet e saj të përgënjështrojë këtë lsjm të rremë.
2. Që me shpenzimet e saj të fshijë këtë lajm të rremë.
3. Që të paguajë dëmin moral nē favor të paditëses Adriana Kalaja.

Për këtë arsye, unë inkurajoj kēdo që reagon ndaj këtyre njerëzve që sponsorizohen nga pushteti për të bërë pis këdo që ngrihet kundër regjimit”, shkruan Kalaja.

Postimi i avokates Adriana Kalaja:

Miqtë e mi realë dhe virtualë.

Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sapo u pranua padia ime ndaj Mira Kazhanit e cila ka në pronësi dhe administron portalin Tirana Post, me objekt “Shpërblimdëmi”, për shpifjet që u bënë ndaj personit tim me 18 maj 2020 se: “Avokatja e Teatrit është e dënuar për fallsifikim dhe mashtrim”.