'Statuti i PD', Bylykbashi: Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë Bashën më 11 dhjetor

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka interpretuar statutin e PDSH, ku ka theksuar se ‘e parashikon statuti që Kuvendi Kombëtar ka të drejtën të shkarkojë kryetarin e partisë’.

I ftuar në emisionin ‘Now’ me Erla Mëhillin, Bylykbashi tha se 4200 anëtarë të PD-së kanë përcaktuar agjendën dhe do të marrin në shqyrtim punën që ka bërë kryetari i partisë më datë 11 dhjetor, dhe po të jetë e nevojshme do të merret masë mbi kryetarin e partisë.

Bylykbashi: Ne kemi dy kuvendi të thirrura. Një është kuvendi që thërrasin anëtarët dhe një kryetari. Mirëpo, kryetari nuk mund të pozicionohet kundër anëtarësisë, madje është kryeshërbëtori dhe duhet të ulë kokën para saj.

“Politikisht kemi një kryetar partie që pavarësisht se humbet në zgjedhje autokratizon sjelljen e tij duke menduar se partia është një garnizon ushtarak”, tha Bylykbashi për Bashën.

Deputeti i PD-së tha se një pjesë e anëtarësisë së PD-së e ka thirrur kuvendin duke parë nevojën për ndryshime statutore, pasi pretendojnë se kryetari ka marrë të gjithë pushtetin e partisë.