Meta: Gati drejt Çim Pekës në Syri TV! E ardhmja u takon të vërtetave!

Presidenti Ilir Meta publikoi një mesazh disa minuta para se të vijë në studiot e SYRI TV, ku do jetë i ftuar në Çim Peka LIVE.

"Gati drejt Çim Pekës në Syri TV!

E ardhmja u takon të vërtetave!

Mirë u takofshim live në 20:45!" shkruan Meta.

Edhe në drekë, Meta postoi një mesazh ku lajmëronte intervistën.

"Sot në mbrëmje, në ora 20:45, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni LIVE në Syri TV, në një intervistë për emisionin "Çim Peka LIVE", përballë një paneli të nderuar analistësh. Çdo pyetje do të marrë sot një përgjigje shteruese!"