Shifra të larta në Greqi/ 105 viktima dhe mbi 7287 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 105 qytetarë kanë humbur jetën në Greqi.

Po ashtu janë regjistruar 7287 raste të reja me Covid-19.

Numri i pacientëve të intubuar është rritur në 608, ku 503 prej tyre janë të pavaksinuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 886.207.