Pse shqiptarët zgjedhin BE-në përpara SHBA-ve? Sonte në 18:00 në 'Task Force'

Një anketë e Euronews Albania në nivel kombëtar tregon se shqiptarët zgjedhin BE përpara SHBA-së. 

Në rastin e një konflikti mes SHBA-së dhe BE-së, shumica e shqiptarëve do të rreshtoheshin me këtë të fundit. Preferenca për Europën është më e fortë në moshat e reja.

Çfarë e ka sjellë këtë rezultat? Si kanë ndikuar raportet mes ambasadës amerikane dhe politikës shqiptare? A po na thonë diplomatët e SHBA-së të vërtetën?

Pse po ndërhyhet në punët e brendshme të një partie dhe a janë tejkaluar kompetencat diplomatike?

Vijojnë shkëmbimet e ashpra mes ambasadores Yuri Kim dhe liderit historik demokrat Berisha. Reagojnë analistët. Sonte në 18:00 në Task Force, në Syri Tv.