Stresi humb personin e shtrenjtë të familjes: ‘Të kam jetën borxh’

Sot është një ditë e trishtë për reperin e njohur, Stresin.

Ai ka humbur një prej personave të tij më të shtrenjtë, gjyshin.

 

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram”, ku e ka falenderuar për gjithçka që ai ka bërë për të.

I përlotur, Stresi është shprehur se do t’i mungojë shumë.

 

“Ali Mulaj të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i xhenetit. Gjyshi im më ke kput zemrën. Faleminderit që më ngjite emrin Arkimed, faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhan për mu. Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe Gjysh”, ka shkruar ai.

 

“Mjeshtri i Madh”, Ali Muaj u nda nga jeta në moshën 92 vjeçare.

Ai ka qenë një nga themeluesit e Ansamblit “Dardania” dhe njihet nga të gjithë për pjesëmarrjet e shumta në festivalet kombëtare.