Manchester United në kërkim të trajnerit të ri, një tjetër kandidat refuzon ‘Djajtë e kuq’

Erik Ten Hag e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u emëruar trajner i ri i Manchester Unitedit, duke thënë se është plotësisht i përqendruar te ekipi i vet Ajax dhe se dëshiron të fitojë shumë tituj me të.

Manchester United e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaerin nga posti i trajnerit të dielën në mëngjes, pas humbjes turpëruese 4:1 kundër Watfordit të shtunën,

Djajtë e kuq janë në kërkim të një trajneri të ri dhe Ten Hag është përfolur si kandidat i mundshëm së bashku me Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

I pyetur nga "ESPN" nëse ka mundësi të emërohet trajner i Manchester Unitedit, Ten Hag tha: “Unë jam i përqendruar në ekipin tim”.

Ne e kemi një ekip të shkëlqyer dhe kemi shumë për të arritur. Ne duam të luftojmë për tituj. Unë jam i përqendruar te Ajaxi, gjërat e tjera janë shpërqendrim për mua”, shtoi ai.

Para Ten Hag, edhe Zinedine Zidane – i cili është i lirë që prej se u largua nga Real Madridi në maj – nuk ka shprehur gatishmëri për ta udhëhequr Unitedin, pasi po e pret Kombëtaren e Francës dhe Paris Saint-Germainin.

Trajneri i PSG-së Mauricio Pochettino mbetet kandidati kryesor dhe më i mundshëm për ta marrë drejtimin e Unitedit.