Si mund t'i njohim pedofilët, cilët janë grupmoshat që denoncojnë më shumë? Flasin psikologët

Për të folur në lidhje me krimet seksuale të cilët kohët e fundit kanë tronditur vendin tonë ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’  Jonida Haxhiu psikologe dhe  përfaqësuesi i organizatës “Alo 116” Mirgit Vataj.

Flavio: Doktoresha na lejoni të fillojmë me një pyetje navie, ndoshta e drejtpërdrejtë : A kanë shkalluar shqiptarët, a janë bërë manjakë krejt papritur ? Apo çfarë ndodh me këta individë që tashmë duken se i rrezikojnë jetën, shëndetin përjetësisht në mënyrë permanente fëmijëve?

Haxhiu: Po jetojmë në një situatë në të cilën rastet e tilla, të cilat dhe duhet theksuar se janë teje të rënda që na ndikojnë dhe na lëndojnë të gjithëve , janë për fat të keq të përsëritura.Vazhdimisht dëgjojmë kronika për të cilat flasin për raste të tilla të trajtimit jo të përshtatshëm të fëmijëve në të cilat ka pasur dhe përfundime tragjike të fëmijëve. Për fatkeq kjo nuk është një dukuri që haset vetëm në vendin tonë është një dukuri që e gjejmë dhe në vendet e tjera. Ekspert të caktuar e lidhin me zhvillimin, me stresin e kohëve tona por nga ana tjetër duhet theksuar dhe fakti që dukuri të tilla mbase kanë ekzistuar dhe më parë, thjesht koha mënyra e funksionimit, mediat sociale, interneti mendoj se ka qënë nxitje përsa i përket disa formave të caktuara. Por gjithsesi krime të tilla, situate të tilla të shëmtuara kanë ekzistuar është e rëndë dhe patjetër për të gjithë ne është një situatë e cila na vendos në një farë mënyre në një pikëpyetje njerëzore dhe morale.

Flavio: Më falni për një ndërhyrje përsa  përket intesitetit znj. Haxhiu. Të paktën 15 vitet e fundit që bëjmë këtë detyrë nuk kemi parë që të kemi 3-4 ngjarje në javë me këtë sfond nga ngacmime seksuale, te abuzimet një gjendje të fëmijëve e tillë jo kaq stabël, kaq të pa mbrojtur?

Haxhiu: Në piskologji njhet dhe nje term që është termi i precedentit. Në sensin që kur në momentin që dikush raporton , dikush denoncon në një farë mënyre ndërgjegjësohen edhe nëse mund ti quajmë kështu dhe viktimat e tjera që janë në një situatë të vështirë apo në një situatë të tillë që ndoshta kanë kohë në të cilën jetojnë dhe hezitojnë për të kërkuar ndihmë apo hezitojnë për të denoncuar këtë person. Në momentin që dëgjojnë një rast që u denoncua dëgjojnë një rast që u bë publike dhe në një farë mënyre dëgjojnë dhe qëndrimet kundër këtij individi që kryen veprime të tilla ndoshta në një farë mënyre ndikohen , ndoshta në një farë mënyre marrin kurajon për ta denoncuar pranë organve kompetente, duke u bërë kështu rrjedhimisht dhe çëshjte publike dhe për publikun e gjërë.

Dori: Ajo që pamë gjatë javës që lam pas është një tregues i një situatës të rëndë që mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Ju që keni një përballje të përditshme me telefonata me ankime me akuza të ndryshme mund të na thoni cila është situtata reale përsa i takon dhunës së ushtruar ndaj fëmijë?

Vataj: Çështjet e dhunës dhe të abuzimit janë le të themi njëra nga kategoritë që raportohet tek linja ‘Këshillimi për fëmijët’ dhe mund të themi që për periudhën nga janari deri në fund të tetorit të cilat janë statistikat që ne po nxjerrim janë 11 raste raste të raportimit të dhunës dhe abuzimit seksual të fëmijëve. Ne nuk kemi nevojë të themi se çfarë po ndodh. Abuzimi seksual ka ndodhur , po ndodh, ndodh në shoqëritë më të zhvilluara, por ajo çfarë neve na takon është të bëjmë një analizë të gjithë situatës ku ne jemi. Ka patur një studim në vitin 2013 një nga studimet më të mira që është bërë ku është matur dhe niveli i dhunës dhe i abuzimit seksual ndaj fëmijëve dhe sipas këtij studimi rezultoi se nga 11 fëmijë njëri prej tyre është ngacmuar të paktën një herë në jetën e vet seksualisht. Që do të thotë që në këto moment ne duhej të ndërgjegjësohemi dhe po dëgjoja dhe psikologen dhe janë tre element shumë të rëndësishëm që na bën neve të marrim masat e duhura përsa i përket monitorimit të kësaj situate. Është familja, është shkolla është dhe komuniteti. Por ajo që është problematik në rastin e abuzimit seksual është denonocimi. Fatmirësisht ndoshta këto ditë kemi pasur një volum denoncimesh, fëmijët ndoshta kanë filluar të flasin me familjarët e tyre kjo dhe për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit , ndoshta dhe për shkak të hapësirës  të kushtuar nga media dhe shpresoj që shumicën e kohës të mbajnë një ndenjë korrekte të transmetimit të lajmeve. Por gjithësesi pa dashur të futem tek pjesa dhe roli i medias  ka patur një numër të shtuar të rasteve të raportimit. Por kur duan të raportojmë rastet e dhunës duke qenë se dhunuesit në 90 përqind të rasteve janë persona të njohur të fëmijëve e kanë shumë të vështirë të flasin dhe të raportojnë. Flavio nëse mund ta them me bindje të plotë dhe për rastet e tjera që kanë ndodhur nëse ne rrisim apo ke rritur fëmijë në mënyrë të dhunshme në të ardhmen do të përballemi me njerëz të cilët do të kryejnë  akte të dhunshme.

Flavio: Çfarë do të thotë kjo, po flasim për një profilizim të atyre manjakëve që kemi aktualisht?

Vataj: Po absolutisht

Flavio: Është një moshë 50 e ca kusur vjeçarësh?

Vataj: Ka ardh një moment që në Shqipëri të bëhet një profilizim i gjithë personave të cilët kanë kryer krime seksuale ndaj fëmijëve.

Falvio: Në ato që kemi parë ne kemi pasur sigurisht fundërrima të shoqërisë , por kemi parë dhe njerëz në detyrë , njerëz të suksesshëm relativisht?

Vataj: Nga të dhënat tona janë nga të gjitha shtresat. Të siguroj që kemi dhe nga shtresat intelektuale të paktën nga eksperienca jonë në linjë janë njerëzit më intelektual, më të përgatitur, më të formuar, në pozicione tepër të larta në shoqëri deri tek njerëzit të cilët kanë një nivel ekonomik, social, kulturor shumë të dobët. Pra dhunuesit seksual nuk janë personat që i përksasin një kategorie . Në Shqipëri ka ardh momenti që të ketë një profilizim të dhunuesve seksual. Pse e them këtë? Sepse ne duhet të kuptojmë natyrën se si sillen me fëmijët kur duan që t'i rekrutojnë viktimën e tyre. Ka disa sinjale rreziku si: kur një person i rritur kalon më shumë kohë me fëmijët që nuk ka një lidhje të afërt me të , kur mësuesi fillon të tregojë më shumë interes për një fëmijë qoftë dhe duke e përkëdhelur apo duke i kaluar dorën me ledhati tek flokët, apo tek fytyra apo tek pjesa e qafës. Njerëz të cilët fillojnë të joshin fëmijët me dhurata, fillojë të joshin fëmijët me mjetet të ndryshme. Manjakët seksual në Shqipëri mbajnë kontaktet me njëri tjetrin për të plotësuar nevojat e tyre seksuale, pra tregu seksual i fëmijëve nuk është një treg i rastësishëm .

Dori: Mirgit flasim pak nga eksperienca juaj e përditshme me telefonatat, pjesa më e madhe janë fëmijë që telefonojnë, janë të rritur cilat janë grupmoshat apo dhe mënyra se si ju drejtohen juve, mund të na tregosh pak nga puna juaj e përditshme?

Vataj: Grupmoshat që neve na raportojmë më shumë është grupmosha 13-15 vjeç  sepse  ato kanë filluar të kuptojnë tashmë se ajo çfarë po ndodh me to është abuzim dhe duhet që ta raportojnë. Në fillim janë të ndrojtur sepse deri në moshën 12 vjeç nuk e kuptojnë, janë akoma në dilemë se çfarë po ndodh me mua. Përsa i përket gjinisë për raste të ndryshme ka dallime. Përsa i përket raportime për abuzime  seksuale janë vajzat dhe për raportimin e abuzimit fizik dhe neglizhencës janë vajzat ndërsa djemtë raportojnë më shpesh për bullizëm. Këto janë pak a shumë diferenca që kemi mes gjinisë.