Sipas The Sun princesha Charlene po gjen ngushëllim tek miliardieri rus

Sipas  “The Sun” princesha Charlene po trajtohet në një klinikë speciale, në përpjekje për të rifituar forcat e saj fizike dhe mendore. 

Nëna 43-vjeçare e binjakëve Gabriela dhe Jacques, thuhet se ka mbështetjen e plotë të Vladimir Doronin, miliarder rus dhe ish-partneri i gazelës së zezë Naomi Campbell.

Publikimi britanik citon burime sipas të cilave Princesha Charlene ka qenë në kontakt me Doronin që kur ajo u pranua në një njësi trajtimi për çështje të panjohura mjekësore, në një vend që nuk zbulohet nga Principata e Monakos. 

Kujtohet se, duke u kthyer në atdheun e saj nga Afrikën e Jugut, javën e kaluar, Charlene kaloi 11 ditë në Monako me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Princin Albert, përpara se të shtrohej në spital, duke ndjekur këshillën e familjes mbretërore.

Princ Albert  i cili ka marrë përsipër rritjen e gjashtëvjeçar binjakët Gabriella dhe Jacques , tha për mediat se gruaja e tij "kuptoi kishte nevojë për ndihmë." 

Ai kërkoi gjithashtu ndihmën e dy vëllezërve të tij, Princeshës Stephanie dhe Princeshës Caroline, për ta ndihmuar me fëmijët e tij që nuk do të kenë nënën e tyre pranë.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, Princi Albert ka pohuar se gruaja e tij nuk ka mundur të përballojë detyrat e saj zyrtare, jetën në përgjithësi apo edhe familjen.

 I njëjti shkrim thekson se princesha e trishtë po kalon këtë fazë të vështirë të jetës së saj me miliardierin rus. 

“Duket se ajo gjeti patjetër një ndihmë prej tij mes problemeve në martesën e saj ” , tha një burim për gazetën britanike.

Nga ana e tij, Princi Albert , në një prononcim për revistën People, mohon kategorikisht se problemet psikologjike të Charlene lidhen me marrëdhënien e tyre, e cila duket se është tronditur nga thashethemet për tradhëtitë e tij.

 Madje, dhjetorin e kaluar u bë e ditur se ai kishte një fëmijë me një braziliane, me të cilën kishte pasur një marrëdhënie  gjatë jetës së tij bashkëshortore.

“Me siguri do ta them disa herë, por nuk ka të bëjë fare me martesën tonë . Dua ta bëj të qartë. Këto nuk janë probleme në marrëdhënien tonë. Është e një natyre tjetër ”, theksoi ai duke shtuar:Charlene ka disa ditë që nuk fle mirë dhe nuk ka ngrënë fare mirë. Ajo ka humbur shumë peshë, gjë që e ka bërë të pambrojtur ndaj sëmundjeve të tjera të mundshme. Një ftohje ose një grip ose Zoti na ndihmoftë mudn të jetë COVId”.

Duke folur për “Monaco Matin”, Princi Albert tregoi se gruaja e tij është larg tij dhe fëmijëve të tyre binjakë 6-vjeçarë.

 “ Nuk është në Principatë, por do të mund ta vizitojmë shumë shpejt. Nuk mund t'ju them më shumë se diskrecion. Ka lodhje, jo vetëm fizike, e cila mund të trajtohet vetëm me pushim dhe monitorim”.

Ai shtoi se fëmijët e tyre kanë vuajtur nga mungesa e nënës së tyre, por është munduar ta kompensojë duke marrë pjesë më aktive në jetën e tyre. 

“Për mua gjërat janë të thjeshta, prioriteti im është familja”, shtoi Princi Albert.

Miliardieri rus Vladimir Doronin dhe ish-partnerja e tij Naomi Campell