Nesër 'Foltorja' e Burrelit/ Berisha: Ja ku do zhvillohet takimi

Lideri historik i Partisë Demokratikë, Sali Berisha me një shenim në faqen e tij në facebook ka njoftuar për takimin e radhës të “Foltores”.

“Nesër ditën e martë me datën 23 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Shefqet Doda’ të qytetit të Burrelit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, shkruan ish-kryeministri.

Postimi i Berishës

Njoftim!

Nesër ditën e martë me datën 23 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Shefqet Doda’ të qytetit të Burrelit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Matit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! sb