Klodiana Çelo mohon te ketë pasur armë, ja çfarë thotë 49 vjeçarja në intervistën e fundit

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje për artisten shqiptare në Greqi, Klodiana Çelo 49 vjeç, e cila ditë më parë qëlloi me armë ish-partnerin e saj 68-vjeçar Jorgo Neo.

Konkretisht në një intërvistë për ANT1 ajo e mohon të ketë pasur armë.

‘Ajo thjesht nuk ekziston.Policia konfirmoi se sherri që kishim ka ndodhur në hyrje të pallatit dhe jo në garazhin ku janë gjetur plumbat’’ është shprehur 49 vjeçarja.

Artistja 49-vjeçare, e cili ndodhet në paraburgim pas sulmit me armë ndaj 68-vjeçarit okulist George Neos, me të cilin ka një vajzë, 13 vjeç, sot  thekson se pretendimi i mësipërm konfirmohet nga një fqinje e cila siç thotë ajo është një "dëshmitare asnjanëse’.

Ndërsa ajo nuk heziotn të thotë se fakti që ajo e kishte marrë armën në çantë dhe janë fjalë që ia kanë mësuar fëmijës së saj t’i thotë.

‘Ata janë ngjitur në banesë dhe i kanë thënë çfarë të thotë sikur unë e kam nxjerrë armën nga çanta’ është shprehur ajo.