VIDEO/ Durrësi ndër qytetet më të betonizuara. Pallatet ndërtohen mbi rrënoja arkeologjike

Qytetarët dhe urbanistët e shohin me shqetësim shkatërrimin e siteve arkeologjike të Durrësit, duke ndërtuar palate dhe objekte të ndryshme. Sipas inxhinierit Ardian Muka, pasojat e betonizimit pa kriter të qytetit do të jeën të parikuperueshme, ndërsa fajëson pushtetin lokal për favorizim të intersave të biznesit me lejet e ndërtimit

Durrësi është një nga qytete me ritmet më të larta të zhvillimit urban, ku gjatë 30 viteve të fundit është dëmtuar fizionomia e një qyteti historik. Shkatërrimi i hapësirave publike, ndërtimet pa kriter si dhe shpesh ndërtimi mbi rrënojat arkeologjike, e kanë bërë Durrësin një qytet jo tërheqës për qytetarët.

Të njëjtin shqetësim ndajnë dhe specialistët e urbanistikës. Sipas Ardian Mukës, inxhinier dhe specialist në fushën e urbanistikës, qyteti vijon të jetë nën trysinën  e ndërtimeve pa kriter, ndërkohë që prej më shumë se 30 vjetësh bashkia ende nuk ka miratuar planin e ri urbanistik.

Ardian Muka parashikon të ardhme jo të mirë për qytetin e Durrësit, pasi sipas tij, agresiviteti i ndërtimeve dhe dëmtimi i pjesës arkeologjike, do të ketë pasoja për të ardhmen ekonomike dhe sociale të qytetit.

Urbanisti i njohur durrsak, fajëson institucionet shtetërore për shkatërrimin e qytetit, të cilat kanë dhënë leje ndërtimi pa kriter, duke favorizuar interesa personale të biznesit. Sipas tij, rikuperimi do të jetë i kushtueshëm dhe shumë i vështirë.