Përvjetori i parë i martesës së Mbretëreshës pa Princin Philip

Mbretëresha britanike Elizabeth II ka festuar të parin përvjetor martese, 74-vjetorin, pa bashkëshortin e saj, Princin Philip, në krah të saj.

Çifti u martua më 20 Nëntor 1947 dhe kaloi më shumë se shtatë dekada së bashku, deri në vdekjen e Philipit në Prill, në moshën 99-vjeçare.

 

Sovrania 95-vjeçare rifilloi angazhimet e saj vetëm kohët e fundit, pasi anulimit të pjesëmarrjes së saj, për shkak të dhimbjes së shpinës, në Ditën e Përkujtimit për nder të të vrarëve në luftë, të dielën e kaluar.

Marrëdhënia e tyre e qëndrueshme zgjati më shumë se çdo sovran britanik dhe Philipi ishte në krah të Mbretëreshës gjatë dekadave, duke e mbështetur atë teksa ajo iu përkushtua rolit të saj si krere e shtetit.