Antonio Conte feston fitoren e parë te Tottenhami

Vjen fitorja e parë e Antonio Contes në stolin e Tottenhamit. Në javën e 12-të të Premier Leagues, “Spurs”-at triumfuan 2-1 me përmbysje në “Tottenham Hotspur Stadium” përballë Leeds United, duke fituar plot tri pozicione në renditje (nga vendi i 10-të në të 7-tin).

Një sfidë që nisi në malore për skuadrën londineze, që e mbyll pjesën e parë në disavantazh të një golit, të shënuar nga Daniel James pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

“Spurs”-at e nisën me një tjetër ritëm fraksionin e dytë dhe në minutën e 58-të barazuan me Hojbjerg, që shfrytëzoi pasimin e Lucas Mouras, ndërsa golin që i dha epërsinë Tottenhamit e realizoi Reguillon, i cili u tregua i vëmendshëm në ndjekjen e topit pas goditjes së fuqishme nga distance të Dier.

Për ekipin e drejtuar nga Marcelo Bielsa kjo ishte humbja e pestë në kampionat, për rrjedhojë Leedsi pozicionohet në vendin e 17-të me 11 pikë, shumë pranë zonën së rënies.