Solskjaer reagon i prekur pas shkarkimit nga Manchester United: Do të shihemi sërish

Ole Gunnar Solskjaer ka folur për herë të parë publikisht pasi u shkarkua nga Manchester Unitedi, duke thënë se ndihet i nderuar që iu dha mundësia dhe se shpreson se po e lë klubin në gjendje më të mirë.

Tekniku norvegjez u shkarkua sot në mëngjes, pasi humbjes turpëruese 4-1 kundër Watfordit të shtunën.

United konfirmoi se ndihmëstrajneri i Solskjaer, Michael Carrick, do të jetë në krye të ekipit përkohësisht, derisa klubi ta emërojë një trajner të përhershëm.

Duke folur në një intervistë për klubin pas largimit, Solskjaer tha: “E kam pasur një mundësi e cila nuk është për të gjithë. Ndihemi i nderuar dhe i privilegjuar që mua ma besuan detyrën për ta çuar përpara klubin.

Vërtet shpresoj se po e lë klubin në gjendje më të mirë seç ishte kur erdha unë”.

Më tej ai shtoi: “Tifozët kanë qenë të mahnitshëm. Nga dita e parë në Cardiff deri tani, do të shihemi sërish”.