‘Neni-Basha në statut’/ Berisha: Kjo do marri fund që mos ta harrojnë ata që do vinë pas nesh në PD...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se në statutin e ri të PD do vendoset ‘neni-Basha’ për të gjithë ata që do vinë më pas në PD.

Sipas Berishës, statuti i ri i cili do kalojë nga Kuvendi në 11 dhjetor, do sanksionohet me nen se nëse kryetari i PD nëse humb zgjedhjet duhet ti thotë lamtumirë PD-së.

Berisha: Kush do mund të imagjinonte se partia që solli votën e lirë ta përjashtonte votën e lirë nga hapësirat tona. Unë i dëgjoj ata se në vend që të japin dorëheqjen dhe të thonë se jemi të paligjshëm, si kryesi jemi të paligjshëm por thonë, po ja ne u miratuam nga Këshilli Kombëtar. Jo jo Këshilli Kombëtar nuk ka autoritet kurrë të dhunojë statutin e miratuar nga Kuvendi. Ky është një dhunim nga peng-kryetari sepse ai i mbodhi shpejt e shpejt lexoi emrat pa asnjë llojë vote. Dhe këto do marin fund. Kryetari sdo mund të veprojë kurrë në këtë mënyrë dhe ai që do marri një akt të tillë do dënohet me ligj. Së fundi, kryetari që humbet zgjedhjet do ti thotë PD lamtumirë. Edhe këtë nen në statut do ta quajmë ‘neni Basha’ që mos ta harrojnë ata që do vinë pas nesh në PD. Që ishte një kryetar që vinte nga humbja në humbje dhe thoshte nuk jap dorëheqje se nuk e thotë statuti. Tani do ja themi dhe e quajmë ‘neni Basha’.