‘Sikur e ka nxjerrë Enveri nga hundët’/ Berisha: Rama nuk ka tanket, por ka Bashën dhe pengjet...

Gjatë takimit me gratë demokrate, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Ramën dhe Bashën në lidhje me zhvillimin e anti-kuvendit në datë 18 dhjetor.

Duke e quajtur Bashën sikur të ishte shkolluar në Kore të Veriut apo ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hundët, sipas Berishës ndryshe nuk shpjegohet sjellja e tij prej diktatori.

Berisha: Ecëm me një shpejtësi të madhe këto dy muaj. Dolëm nga honët ku kishim rënë pas zgjedhjeve. Por kemi një moment vendimtar, në marshin tonë dhe ky është Kuvendi në 11 dhjetro. Ky Kuvend është rithemelimi i PD.

PD ka përfunduar me peng kryetarin e saj në një parti të ekstremit të majtë. Përballë kam sekretaren e PD Sarandë e cila me guxim mbështeti Foltoren që në fillim. E cila mblodhi firmat mes anëtarëve të PD. Dhe dje peng Basha e njofton nga Tirana se u shkarkove për këtë veprim. Ik dhe ik sa më shpejtë dhe mos e prit revolucionin. Peng kryetari, pak ditë më parë shpalli sikur ju nuk ekzistoni.

Ju bashkë me FRPD jeni struktura më demokratike e PD. Ju jeni të anëtarësuar në organizatën e gruas europiane dhe keni një vend nderi aty, keni një respekt në mbarë Shqipërinë. Ai në fakt erdhi dhe po ikën sikur nuk ishte. Del një ditë dhe thotë pa asnjë lloj konsulte dhe merr në telefon zonjën Vokshi dhe i thotë se kam shpallur zgjedhjet e LDG. Të njëjtën gjë bëri dhe me FRPD. Pra sikur të ishte shkolluar në Kore të Veriut apo ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hundët ndryshe nuk shpjegohet sjellja e tij. Njeri që nuk besohet.

Ndaj dhe në datë 11 duhet të bashkohemi të gjithë, ftoj edhe ata që akoma e mbështesin atë të bashkohen me ne. 18 është anti-Kuvendi dhe dita e turpit e Ramës dhe po e paralajmëroi se me këtë akt ke treguar se nuk ke asnjë normë demokratike në botëkuptimin tënd. Se këto i ka bërë daja yt në 1990 Spiro Koleka thoshte që të fuste tanket ndaj studentave. Ata nuk e dëgjuan, por Rama nuk ka tanket por ka Bashën dhe pengjet. Ndaj dhe ne ti përgjigjemi Ramës se nëse do luaj me anti-Kuvende ne do ti përgjigjemi me vrullin e pandalshëm të revolucionit tonë fitimtar.

Edhe njëherë ju falënderoi me mirënjohje dhe ju ftoj ta vazhdojmë këtë revolucion i cili përbën mrekullin e dytë më të madhe të kombit shqiptar nga viti 1990 dhe mbrapa. Faleminderit shumë!