Lulzimi dhe të tjerët

Lulzim Basha iu bashkangjit PD-së në prag të ardhjes së saj në pushtet, e prej atëherë nuk iu nda më, ama asnjë lider nuk ka krijuar aq shumë largime nga PD. Pothuajse i gjithë ekuipazhi drejtues i kësaj partie është degdisur sot kilometra larg selisë së Partisë Demokratike, prej tij.

Të tille janë zonja e hekurt Jozefina Topali, ministrat Imami, Ruli, Mustafaj, Bregu, Bumci etj. Bile edhe vete lideri historik Berisha është pezulluar nga grupi parlamentar, e kjo me vendimarrjen e tij personale.

Një situatë e tillë më kujton një hero të femijërisë tonë, atë të Jakup Ferrit. Pavaresisht se diamteralisht i kundërt me Lulzimin, se ndryshe prej Bashes ai simbolizohej nga 7 plagët e tij, në lufte me armiqtë e kombit kurse Basha shquhet sot si “lideri” me 7 pale humbje. Basha na plagosi pa lufte ne demokratëve.

Lideri laboratorik, se ne e dimë si u ngjit në kryekarriken e PD-së, nuk ka lënë demokrat pa plagosur që nga dhjetoristët idealistë  e deri te prurjet më të reja në FRPD, me të cilët fabrikon emisione “investigative” në një tv gjobvenëse i shquar për pusitë dhe proceset montuese, ndaj figurave te PD, padiskutim jo pa ndikimin e “gazetarëve’ pranë oborrit të PD së Lulzimit.

Drejtuesit e momentiti në PD, dy rinoshë shkollëpakë, kinse juristë njeri i dalë nga një prej fakulteteve më deficitare në Shqipëri, ku shumë drejtues të tij akuzohen për plagjiature, na arsyetojnë se 80 % e antarëve të Kuvendit Kombëtar nuk mund të zhvillojnë punimet e tij. Cfare juristash ?! Pse duhet të shpenzojë shteti buxhetin për të formuar kësi jursitë mediokër. Merrni pushim ca vite, rikthejuni më seriozisht auditorëve, plotësohuni me dije e nëse nuk bëni më pazare me Ramën, rikthehuni në parti.

Tjetra është se na akuzojnë për antiamerikanë, kjo është edhe më e fortë se i shndërron në debila kronikë. Pse cili lider ndër viset shqiptare e po deshët edhe në Ballkan, Greqi e Turqi, kishte më shumë lidhje preferenciale se Berisha me amerikanët. E ata ishin më amerikanë të shquar se ata që janë sot në fuqi. Domethenë ju nuk na e mbushni mendjen, as me njërin argument e as me tjetrin . Ju more lum miku, jeni kryekëput të shqetësuar për karriken tuaj të dhuruar pa meritë e në kurrizin tonë.

Berisha e solli Lulzimin në fuqi, pa meritë, pa nder e pa lavdi. Ne të gjithë e dimë e ai ka kerkuar falje për këtë, ndaj sipas zakonikëve shqiptarë ai që falë është më i zoti se ai që hakmerrret. Berisha tashmë po rikuperon një dëm të madh që Bashka i ka bërë PD, sepse të rinjtë po plaken në opozitë dhe duke i izoluar nga cdo mundesi karrierizmi. Sa herë freskohen strukturat, Bashka na sjellë jenicerë nga jashtë strukturave.

Ti Lulzim dhe ju karrieristë rreth tij, ndalini këshillat për ne, jo se nuk kemi nevojë, por jeni këshilldhënesit më mediokër në historinë e PD.  Ne nuk i duam këshillat tuaja juridike, nese keni pak burrni ato jepjani atij zotinsë së vërtetë që vuri rregull në mes të Elbasanit, kur jeta e demokratëve rrezikohej nga bandat talebane të PS-së, a e keni harruar oficierin e karrierës që nuk iu dorëzua bandave në Elbasan ?, po padyshim që po, ju ketë e beni me cilindo demokrat e shqiptar që e do ndryshimin e vërtetë.

Ti Lulzim harron shumë, ne si demokratë e dimë, që në ministritë që ke drejtuar i ke ndërruar stafet sipas qejfit, pa merita akademike e politike, madje dhe duke shkelë ligjin, miliona janë paguar për punonjës të shkarkuar kot e që rrinin në shtëpi. Një miku im të quante si një “baron” që stafin e merr kudo me valixhe, pa meritë, pa kriter, pa bekim politik, etj. Ti na e solle parapelizmin në PD dhe kudo që shkele këmbe, na shitesh si i edukuar në perendim, po me sa dimë askund atje kjo nuk dodh.

Mirë se u amnistove për marrëzitë e mësipërme, por ti shkele edhe atje ku nuk duhej, do të shëmbësh edhe kullën e moralit tonë njerëzor e politik atje në “koder”. Atje ku valvitet flamuri kombëtar, por edhe ai i partisë tonë, do të na sulmosh Sali Berishën, edhe pse i tërhequr nga drejtimi.

Zoteri ai është pashaportë për PD-në, një lider që megjithë gabimet e tij, përfshi përzgjedhjen tuaj në drejtim, deri më sot ka qënë dalazotës i Shqipërisë, Kosovës, dhe shqiptarëve kudo nëpër botë, njeriu që mundësoi antarësimin në Nato, liberalizimin e vizave, parteritetin me BE e USA.

Kështu ne këtu ndahemi bir.

Sepse me këtë ti dëshmove që je bir dhe jo burrë, e ndoshta kur të maturoshesh dhe pak, e zhivllojmë një bisedë mbi kriteret bir-burrë.

E vëllezërit tonë matanë Morinës, kanë një shprehje “boll o bir”.

Boll Lulzim, erdhe , more, humbe, tani ik.

Sali Berisha po vjen për të rikuperuar dëmin tënd. E kush korrigjohet, ka mbështetjen tonë. Ai është lider i fjalës, intelektual i mirënjohur ndërkombëtar, pasardhës i një dere patriotësh e këto cilësi i duhen sot Shqipërisë në udhëkryq. Me 11 dhjetor.

 ME TE BASHKUAR ME TE FORT ME TE HAPUR

*Sekretar Organizativ Dega Tirana 13