VIDEO/ Gol rekord në Superiore, mbrojtësi i Skënderbeut shënon pas 20 sekondsh në fushë

Mbrojtësi i Skënderbeut, Melos Bajrami ka shënuar një rekord ditën e sotme në Superiore duke shënuar vetëm disa sekonda pasi hyri në fushë.

20-vjeçari u aktivizua në minutën e 80-të të takimit në sfidën me Teutën, ndërsa tundi rrjetën vetëm pak sekonda pas hyrjes në fushë duke barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 81. Bajrami kërceu mbi të gjithë duke mposhtur me kokë Pano Qirkon.

Një zëvendësim i goditur nga ana e Memellit që i besoi mbrojtësit në minutat e fundit, dhe besimi iu shpërblye duke i rihapur sfidën me durrsakët në takimin e luajtur në Kamzë.