Kokainë dhe euro në makinë, arrestohen shqiptarët në Itali

Dy 40-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali pasi janë kapur me 12 gramë kokainë.

Të dy ndodheshin në një makinë kur u ndaluan për një kontroll. Brenda makinës kishin fshehur kokainën dhe 610 euro para kesh.

Gjatë kontrollit, njëri nga dy personat ka dhënë gjithashtu identitet të rremë për policinë.