Nuk pranon të vaksionohet, Bayern ndëshkon kapitenin e ekipit

Pasi lojtarit të Bayernit, Joshua Kimmich, iu desh të izolohej për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore për shkak se kishte patur kontakt të drejtpërdrejtë me një person të infektuar me koronavirus dhe pasi kishte refuzuar më parë të vaksinohej, drejtuesit e klubit nga Mynihu kanë vendosur ta ndëshkojnë lojtarin e tyre, duke i zbritur një pjesë të pagës.

Kimmich është shprehur se preferon të pres për një hulumtim më të thelluar për vaksinën e koronavirusit, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të vaksinohet në të ardhmen. Mirëpo, presioni po rritet për ta bërë atë menjëherë.

Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidzic, thotë se të gjithë lojtarët e Bayernit, herët a vonë, duhet të vaksinohen dhe se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer pandeminë.

Në Gjermani ka patur debate, pasi është kërkuar që të gjithë futbollistët profesionist të vaksionohen, dhe për këtë arsye Bayern ka vendosur të mos i paguajë Kimmich rrogën për periudhën që do të kalojë në karantinë, sepse ai refuzon të vaksinohet.

Sipas Bild, Bayern do t'i heqë Kimmich rreth 800,000 euro nga p[aga dhe baza për një gjë të tillë ekziston në ligjet e Bavarisë, të cilat janë në fuqi që nga nëntori, sipas të cilave punëdhënësit nuk janë të detyruar të paguajnë punëtorët nëse ata ndodhen në karantinë.

Së fundmi Kimmich ka zgjatur kontratën me Bayernin dhe fiton 20 milionë euro në vit, e përveç tij refuzojnë të vaksinohen edhe Jamal Musiala, Serge Gnabry, Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance.

Sipas Bild, CEO Oliver Kahn, presidenti Herbert Hainer, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic dhe drejtori i financave Jan-Christian Dreesen kanë njoftuar vendimin për uljen e pagave të këtyre lojtarëve, me përjashtim të Cuisance.