Familjarët e 8-vjeçarit protestë përpara paraburgimit në Vlorë ku mbahet Çalamani: Duam drejtësi

Më 16 nëntor 2021 ngjarja në fshatin Grecalli të Fierit ka tronditur mbarë opinionin publik.

Klodian Çalamani 38-vjeç, rrëmbeu, vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Autori ndodhet aktualisht në burg, ndërsa familjarët e të miturit kërkojnë dënim me vdekje.

Ata kanë nisur mbledhjen e firmave që Çalamani të varet, ndërsa ditën e sotme në orën 10:00, familjarët e Mateos kanë protestuar përpara paraburgimit të Vlorës ambient ku mbahet i burgosur Klodian Çalamani.

Familjarët e 8 vjeçarit të ndjerë, kane tentuar të ‘shqyejnë’ kangjellat që rrethojnë burgun e Vlorës me thirrjet "Duam drejtësi"/

Klodian Çalamani e vrau vogëlushin duke e goditur me kazmë në kokë e më pas e varrosi në oborrin e banesës Mateo Vasiun.