Barcelona: Fjalët e para të Xavit pas debutimit të suksesshëm kundër Espanyol

Xavi Hernandez nuk mund ta niste më mirë aventurën në stolin e Barcelonës. Katalanasit mundën me rezultatin 1-0 Espanyol në Camp Nou,  në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të La Ligës.

Tifozët e Barçës që kanë shijuar suksesin në derbin e Barcelonës, kanë parë disa sinjale pozitive, të mjaftueshme për të qetësuar “dhimbjen” dhe për të lënë të kuptohet se gjëra të mira do të vijnë në pjesën tjetër të epokës së Xavit.

I pranishëm në një konferencë për shtyp në fund të takimit, protagonisti kryesor u shpreh se ka ende punë për t'i kthyer blaugranët në rrugën e duhur.

 “Espanyol na hapi punë në 15 minutat e fundit. Ishte një ndeshje shumë e mirë për ekipin, por padyshim që duhet të përmirësohemi më shumë. Duhet të përmirësohemi, të kemi durim, të luajmë në fushën kundërshtare... Na ka munguar ndonjëherë vigjilenca, por kjo vjen më shumë nga cilësia e kundërshtarit sesa nga një mangësi nga ana jonë. Probleme në nivelin fizik? Jo, nuk mendoj kështu, mendoj se problemi është në radhë të parë futbolli. Në futbollin modern është e vështirë të krijosh shanse. Duhet të jemi më efikas në përgatitjen e aksioneve”, deshifroi tekniku katalanas.