22-vjeçarja tentoi të vrasë veten me thikë në Maliq, policia zbulon shkakun…

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo situatë ka bërë që 22-vjeçarja me inicialet E. R., ka tentuar të vetëvritet.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave për veprën penale “Dhuna në familje”, përfundoi shtetasi me inicialet E. R., banues në fshatin Orman, të Maliqit. Ndërkohë, gruaja e tij ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i plotë i policisë:

Maliq

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej, vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.