Shkatërron gardhin e fushës sportive dhe sulmon policinë, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Firence

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Firence me akuzën e rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.

Policët, kishin ndërhyrë në vendin e quajtur Via della Torre, pas një aksidentit të shkaktuar nga vetë 55-vjeçari, i cili kishte humbur kontrollin e makinës duke goditur dhe thyer gardhin e fushës sportive Settignanese Calcio.

Shqiptari më pas sulmoi policinë që mbërriti aty, pas aksidentit. 55-vjeçari goditi njërin prej policinë me grusht në gjoks, duke i shkaktuar probleme serioze.