VIDEO/ Mashtrimi i Salianjit - Kryesia e Korçës lë në pakicë Bashën

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha sot pasdite se 100% e anëtarëve të Kryesisë së Korçës mbështesin mbledhjen e Kuvendit në 18 dhjetor. 

Por në një reagim për Syri Tv, drejtuesi i Qarkut në Korçë, deputeti Edmond Spaho thotë se Salianji gënjen, ndërsa shton se e vërteta është ndryshe. 

Sipas, nga 33 anëtarë Kryesie të Korçës, kanë marrë pjesë vetëm 12 dhe 21 të tjerë kanë bojkotuar mbledhjen.

Gjithashtu, Spaho shton se propaganda e Salianjit dështoi edhe në Maliq, ku nga 10 anëtarë të Kryesisë, 9 janë që Kuvendi të mbahet në 11 dhjetor, ndërsa vetëm një, babai i deputetit të Bashës, është për mbledhjen e 18 dhjetorit. 

Basha është pakicë në Kryesinë e Korçës, thotë Spaho, duke e konsideruar gënjeshtër dhe mashtrim deklaratën e Ervin Salianjit.

"Lajmi është i gënjeshtërt. Më pak se gjysma e anëtarëve të Kryesisë kanë qenë prezet. Korça ka 33 kryetarë grupseksionesh, kanë qenë 12, 21 të tjerë s'kanë qenë prezent. Nga këta 12, 4 janë mbështetës të 'Foltores'. Ajo që ka thënë ai, është për të manipuluar opinionin publik. Ai është i lindur. Akoma më keq i ka patur punët në Maliq, kur është përpjekur të zhvillojë takim me Kryesinë, kanë marrë pjesë 13 veta, nga këta 6 i ka patur kundër, 4 pro dhe tre neutral. Nga këta që kanë marrë pjesë në takim, kryetarë grupseksionesh kanë qenë vetëm tre 10 gjithsej, nga këta tre, dy kanë firmosur për Kuvendin e datës 10 dhe vetëm i ati i tij nuk ka firmosur. Nga 10 grupseksione që ka Maliqi, 9 janë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, vetëm një, i ati i zotërisë, është për në datën 18. 

Në Korcë, nga 33 grupseksionesh 12 kanë qenë prezent, 12 i ka kundër. Nuk jam njoftuar si deputet që jam në Qark, jam ende i pari i Qarkut, nuk di ende të jem shkarkuar. Si në Korccë dhe në Maliq mbledhjet janë tentuar të mbahen në ilegalitet. Janë 10 persona që nuk kanë lidhje fare me Kryesinë. Janë më pak se gjysma e Kryesisë si numër, rreth 10 prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me Kryesinë. Pra, ajo që thotë se Kryesia e Korçës mbështet 100% Kuvendin e 18 dhjetorit, është gënjeshtër", u shpreh Spaho. 

Vijon...